Tuesday, November 20, 2012

Vrapon në “urën” e krokodilëve

A e kujtoni filmin e James Bondit, “Live and Let Die”, se si kalohet një përrua duke u hedhur në shpinat e krokodilëve? Shikojeni se sa vështirë është kjo të realizohet, pa ndihmën e efekteve speciale. Ndonëse nuk kishte ndihmës për këtë rol, kaskaderi Ross Kananga ishte gati për ta përsëritur skenën deri sa doli të jetë ashtu siç duhet. Në momente të caktuara, kjo nuk ishte aspak pak e lehtë, por aktori i shkathët ia doli me detyrën. T’ju përkujtojmë se fjala është për filmin e vitit 1973. Teksa ekipi i filmit kërkonte lokacione për xhirime në Xhamajka, ata hasën në një pronë me paralajmërimin se “kalimtarët do të hahen”. Ferma u fut në skript, ndërsa skenaristi Tom Mankiewicz u inspirua nga pronari që keqbërësin (Dr. Kananga) ta emërojë sipas tij. /Telegrafi/

No comments:

Post a Comment