Wednesday, November 21, 2012

Sa Ka Ndryshuar Rita Ora? Ja Mosha Kur Luante Film 14-Vjeçe(FOTO)

Kengetarja ka servirur në Twitter sekuenca të vetes, duke luajtur në moshën 14-vjeçare në një film të titulluar “Spivs” A e dalloni dot se cila është duke parë foto e mëposhtme? Ajo është e njohur për flokët e saj bjonde, portretin e zbardhur dhe buzët e kuqe, që e katapultuan drejt famës. Mirëpo, tani kanë dalë detaje të reja në lidhje me adoleshencën e Rita Oras, duke zbuluar sesi dukej ajo, para se të ishte kjo që është tani. Këngëtarja ka servirur në Twitter sekuenca të vetes, duke luajtur në moshën 14-vjeçare në një film britanik të titulluar “Spivs”. Aty ka nxjerrë në pah “look”-un e saj fëmijënor dhe sidomos flokët e zinj, që nuk i ka më. Ndërkohë që një foto të publikuar, ajo e ka shoqëruar edhe me komentin: “Hahaha, përpara zbardhjes!”. Këngëtarja me origjinë kosovare, e cila mbush 22 vjeç gjatë javës së ardhshme, luajti rolin e Rosannas në dramën kriminale të xhiruar në vitin 2004.

No comments:

Post a Comment