Wednesday, November 21, 2012

Kush E Ka Bërë Copa-Copa Zemrën E Tunës?

Kengatarja ka rrefyer ndjenjat e saj nepermjet rrjetit social Twitter Këngëtarja nga Shkupi, Ajtuna Sejdiu, apo ashtu sic njihet nga të gjithë si Tuna, një nga këngëtaret më të pëlqyera dhe të paguara shqiptare, është bërë pjesë e pandarë e “X Factor Albania”. Për edicionin e këtij viti, Tuna ka ardhur me kohë të plotë në Tiranë, për t’iu përkushtuar detyrës të saj, si anëtare në panelin e jurisë. Kjo përvojë, duket se është e veçantë edhe për këngëtaren, e cila është lidhur emocionalisht me garuesit e spektaklit. Duket se ajo nuk e ka shumë të letë që të largohu të rinjtë nga gara sepse e vuan këtë fakt. “Nëntë zëra mahnitës të X Factor Albania. Katër prej tyre janë larguar sonte. Zemra ime është copë-copë”, ka shënuar Tuna në rrjetet sociale, krahas fotografisë me garuesit e spektaklit. Këto janë vetëm emocionet e para, pasi më vonë mesiguri që do të mësohet, duke qenë se gara javë pas jave bënte më e fortë. Ne i urojmë Tunës, që të deri në fund të garës, atëherë kur vendimet bëhen edhe më të vështira, të jetë mësuar me këto emocione dhe të arrij që t’i përballojë me sukses dhe për më tepër me një zemër të fortë.

No comments:

Post a Comment