Thursday, November 22, 2012
Copëtoi Bashkëshorten E Tij, Pse Mbeti Shtatzënë Për Herë Të 10-Të!
Një nënë e nëntë fëmijëve ishte deklaruar e humbur. Por pas investigimeve të bëra, rezultoi se ajo ishte rrahur për vdekje nga bashkëshorti i saj, kur mësoi se gruaja fatkeqe kishte mbetur shtatzënë për herë të dhjetë.Karl Berman po gjykohet për vrasjen e gruas së tij, Sauna Li, edhe pse trupi pa jetë i së ndjerës nuk është gjendur akoma.Sipas Gjykatës së Bermigahmit, burri 24-vjeçar qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij me çekiç, pastaj e copëtoi trupin e saj, e vendosi në qese plastike të cilat i hodhi në koshin e plehrave.Trupi i copëtuar i gruas 36-vjeçare nuk është gjetur akoma nga autoritetet policore, edhe pse mendohet që qeset e plasmasit të jenë shkatërruar, së bashku me plehrat e tjera të lagjes.Fillimisht gjykata besonte se Berman ishte nxehur kur mësoi se gruaja e tij do të sillte në jetë fëmijën e tyre të dhjetë, ndaj dhe e vrau. Por në fakt e vërteta, sipas këtij bashkëshorti, fshihej diku tjetër.24-vjeçari theu heshtjen dhe pranoi që vrasja ndodhi me dëshirën e Sauna Li, e cila i kishte kërkuar bashkëshortit të saj që ta vriste, se ndryshe do të vriste veten.Kështu, ai e goditi në kokë me një çekiç dhe më pas e copëtoi me një gërshërë që përdoret për krasitje. Madje, tha se iu deshën plot dy ditë që të përfundonte copëtimin.Tashmë Berman ka përfunduar në një qendër psikike në Britaninë e Madhe dhe po u nënshtrohet ekzaminimit mjekësor.Ndërsa nëntë fëmijët e pafajshëm kanë mbetur jetimë./albobserver
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment