Thursday, November 22, 2012

Djali, telefonon te emen ”nga varri”

Një nënë mbeti e shokuar, kur mori një telefonatë nga i biri i saj, një muaji pasi ai kishte ndërruar jetë. 35 vjeçari Gilsimar de Souza, u shpall i vdekur pasi e ëma dhe një teze e tij identifikuan trupin e pajetë, në një morg të Uberabës, një qytet në juglindje të Brazilit. I riu ishte përplasur nga një mjet ndërsa kalonte një rrugë dhe pas identifikimit, familjarët varrosën trupin e pajetë me nderimet përkatëse në varrezën e qytetit. Megjithatë, ajo që do të raportonte të premten shtypi brazilian, i kalon kufijtë e të pabesueshmes. I vdekuri telefonoi gjatës javës nënën e tij, për t’i dhënë që ishte mirë dhe që nuk duhet të merakosej. E tmerruar, nënës i ra të fikët dhe nuk mundi të lëvizte për disa orë, ndërsa trupi iu përshkrua nga të dridhura të pakontrolluara si reagim i nje spasme nervore. Më vonë, u vërtetua se Gilsimar, në fakt nuk kishte vdekur, por ishte futur në një klinikë rehabilitimi, për të luftuar varësinë e tij nga droga dhe për këtë arsye, nuk kishte pasur mundësi të vihej në kontakt me familjen më parë. Personi i identifikuar dhe varrosur mes dhimbjes nga familjarët e de Souzës, mbetet i paidentifikuar. Ndikuar nga dëmtimet e pësuara nga aksidenti dhe mbase tronditja e momentit, si nëna, ashtu dhe tezja, kishin identifikuar gabimisht në morg “të birin”./daily-gossip.com

Vali Corleone Prezanton Vëllain e tij (Video)

Ky eshte Vllau i Vali Corleones edhe ai sikur Vali Jeton ne jete lluksoze…me veturra te shtrejta dhe shume sportive per me teper shikojeni Videon…/zeri

“Vetëm Kur U Zhvesha, Më Erdhen 900 Kërkesa Per 48 Ore”

Një vejushë 57-vjeçare nga Skocia thotë se është bombarduar me mesazhe në një faqe për takime pasi postoi aty fotot e saj me rroba plazhi. Louise Leech është abonuar në disa faqe të tilla. Por nuk kishte marrë asnjë reagim. Shkaku duket e ka qenë i qartë. Kishte postuar fotot e saj e veshur./Daily-Gossip.com/ Sapo postoi fotot në kostum plazhi Lycra, njësoj si ai i famshmi i veshur nga Helen Mirren, thotë se vërshuan kërkesat. Brenda 48 orësh ajo fitoi plot 900 admirues. Shkrimtarja mbeti e ve tre vite më parë, pasi i vdiq i shoqi, me të cilin jetonte prej 30 vitesh bashkë. Më në fund, pas vitesh zi, ajo gjeti guximin të niste një jetë të re./Daily-Gossip.com

Mashkulli Që Ka Lindur Tre Fëmijë: Më Quajnë Përbindësh! (FOTO)

Thomas Beattie është mashkulli i parë në botë që ka lindur fëmijë, edhe atë tri herë, falë faktit se ka lindur si femër. Edhe pse tani ai dëshiron të bëjë jetë të qetë në Arizona, shpeshherë përballet me kritika nga shoqëria.“Kërcënohemi me vdekje. Më kanë quajtur përbindësh. Të gjitha gjërat e tilla janë publikuar në internet, përmes Facebook dhe YouTube. Disa komente janë vetëm të çuditshme, por disa të tjera janë të tmerrshme. Një njeri ka publikuar një video në të cilën shtirret se ka kidnapuar Susanin (vajzën e tij) dhe e rreh.
Kjo është e dhimbshme! Madje është përfshirë edhe FBI, sepse bota është përplot të çmendur”, ka thënë Thomas, ndërsa citon Daily Mail.Duke qenë se dëshironte që një ditë të bëhej prind, Thomas gjatë transformimit të tij në mashkull vendosi që të mos e largojë mitrën, prandaj, teknikisht, është bërë mashkulli i vetëm në botë që ka lindur. Ai është i martuar me gruan Nancy Roberts dhe ka tre fëmijë.Babai biologjik i fëmijëve nuk dihet, sepse dhuruesi i spermës është anonim, ndërsa fëmijët është dashur t’i lindë ai, sepse Nancy nuk ka mundur të lindë për shkak se në moshën 28-vjeçare është detyruar ta largojë mitrën./Telegrafi

Copëtoi Bashkëshorten E Tij, Pse Mbeti Shtatzënë Për Herë Të 10-Të!

Një nënë e nëntë fëmijëve ishte deklaruar e humbur. Por pas investigimeve të bëra, rezultoi se ajo ishte rrahur për vdekje nga bashkëshorti i saj, kur mësoi se gruaja fatkeqe kishte mbetur shtatzënë për herë të dhjetë.Karl Berman po gjykohet për vrasjen e gruas së tij, Sauna Li, edhe pse trupi pa jetë i së ndjerës nuk është gjendur akoma.Sipas Gjykatës së Bermigahmit, burri 24-vjeçar qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij me çekiç, pastaj e copëtoi trupin e saj, e vendosi në qese plastike të cilat i hodhi në koshin e plehrave.Trupi i copëtuar i gruas 36-vjeçare nuk është gjetur akoma nga autoritetet policore, edhe pse mendohet që qeset e plasmasit të jenë shkatërruar, së bashku me plehrat e tjera të lagjes.Fillimisht gjykata besonte se Berman ishte nxehur kur mësoi se gruaja e tij do të sillte në jetë fëmijën e tyre të dhjetë, ndaj dhe e vrau. Por në fakt e vërteta, sipas këtij bashkëshorti, fshihej diku tjetër.24-vjeçari theu heshtjen dhe pranoi që vrasja ndodhi me dëshirën e Sauna Li, e cila i kishte kërkuar bashkëshortit të saj që ta vriste, se ndryshe do të vriste veten.Kështu, ai e goditi në kokë me një çekiç dhe më pas e copëtoi me një gërshërë që përdoret për krasitje. Madje, tha se iu deshën plot dy ditë që të përfundonte copëtimin.Tashmë Berman ka përfunduar në një qendër psikike në Britaninë e Madhe dhe po u nënshtrohet ekzaminimit mjekësor.Ndërsa nëntë fëmijët e pafajshëm kanë mbetur jetimë./albobserver

OMG he is real!

I dont think its fotoshoped its real !

Anglezet Zgjidhin Enigmen: Pula Apo Veza Eshte Bere E Para?

Kesaj pyetjeje nje grup shkencetaresh angleze duket se i kane dhene zgjidhje, transmeton Starti njoftimin. Ata kane hulumtuar mbi proceset qe çojne ne kristalizimin e karbonat kalciumit dhe formimin e levozhges se vezes. Kolin Friman dhe koleget e tij te Universitetit te Warwick dhe Sheffield kane zbuluar se proteina ovocledidina17 (OC-17) e pranishme ne vezoret e pules, eshte pergjegjese per perpunimin e karbonat kalciumit ne kristalecalciti, substance qe perben pjesen me te forte te levozhges. /Daily-gossip.com/Shkencetaret kane zbuluar gjithashtu se ne mungese te kesaj proteine, levozhga nuk ngurtesohet dhe per kete arsye nuk mund te strehoje nje zog. Pra, sipas shkencetareve, pula, ose me mire proteina OC-17, eshte krijuar perpara vezes./Daily-gossip.com